Sporti

Skriniar: Isha në kontakt të vazhdueshëm me PSG për një vit, jam i lumtur të jem pjesë e këtij ekipi

07/31/2023 16:37
nga:E K

Mbrojtësi i ri i Paris Saint-Germain, Milan Skrinia r dha intervistën e tij të parë si lojtar i PSG-së në gazetën ‘Le Parisien’.

Skriniar u shpreh i lumtur me transferimin e tij te skuadra parisiene, shkruan GazetaBlic Sport.

Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi fantastik të përbërë nga njerëz të jashtëzakonshëm dhe të guximshëm. Për mua, PSG është një klub i madh, i cili çdo vit rritet pak më shumë. Jo vetëm që jam i lumtur që jam pjesë e një projekti të tillë, por dua të qëndroj në Paris për një kohë të gjatë. Të gjithë e dinë se çfarë i duhet klubit, atë që PSG dëshiron të arrijë dhe ne të gjithë po punojmë. Unë dua të jem pjesë e kësaj familjeje“, tha Skriniar.

/GazetaBlic Sport/