Lajme

Skenderaj, raportohet e zhdukur një grua me foshnjën e saj

10/06/2023 09:52
nga:Sh R

Raportohet një grua e zhdukur në Skenderaj.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se kjo e fundit ka marrë me vete edhe foshnjën e saj, teksa nuk dihet më për vendndodhjen e tyre.

Rasti vazhdon nën hetime.

“Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30. Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, raporti i plotë i policisë.