Prishtina e Re ka bërë shumë ndryshime pas përfundimit të sezonit.
Disa nga lojtarët kyç të ekipit kanë njoftuar largimet e tyre nga klubi i sapo promovuar në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
I fundit që ka njoftuar për largimin e tij është edhe portieri, Rinor Azemi.
Azemi përmes një postimi në Facebook njoftoi se nuk është më pjesë e ekipit nga Hajvalia.
Ja njoftimi i tij:
“Përshendetje, përmes këtij postimi ju njoftoj se nuk jam më pjesë e Prishtina e Re”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport