Sporti

Skandaloze: Parulla raciste ndaj Kosovës, gjyqtari i dërgon skuadrat në zhveshtore

09/12/2023 21:10
nga:Mergim Rreci

Rumania dhe Kosova po përballen sonte në Bukuresht.

Rezultati pas 18 minutave është 0 me 0, kurse ndeshja është pezulluar momentalisht, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët rumunë nuk po ndalen me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës dhe është shpalosur një pankartë ‘Kosova është Serbi’.

Të dy ekipet janë kthyer në zhveshtore dhe do të ketë një vendim të ri për këtë takim.