Lajme

Skandali në ceremoninë për Kadarenë – Rama akuzë ndaj atyre që donin t’i rrëmbenin protagonizmin

07/03/2024 16:28
nga:G B

Kryeministri Rama ka shkaktuar një gati incident në ceremoninë mortore të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare në Teatrin e Operas në Tiranë.

Në vend që në të vetmin fjalim të lejuar prej familjarëve, të merrej me Ismail Kadarenë, jetën dhe veprën e tij, ai e ka shndërruar fjalën e vet në një akuzë ironike kundër të gjithë atyre që kishin pasur një ide se ku mund të prehej trupi i shkrimtarit të madh.

Dhe në një vend ku për gjithçka vendos një njeri i vetëm, kjo përbën një sakrilegj. Që në fillim të fjalimit në sallën e TKOB kryeministri e ka rrethuar territorin duke treguar se të gjitha detajet e ceremonisë vendoseshin prej tij.

Ai ka treguar se ishte ai që u mor personalisht me dekorin dhe me pamjen që duhet të kishte sfondi në të cilin do të vendosej arkëmorti.

“Më thanë se aty gjendej hija e Nënë Terezës për një shfaqe që po përgatitej sonte. I thashë ta linin aty se qe ajo që duhej”, tregoi kryeministri duke shpjeguar ekzistencën e shenjtores me origjinë shqiptare që mbante një kryq të varur mbi trupin e pajetë të shkrimtarit.