Lajme

S’ka kolona në pikat kufitare

09/02/2024 17:01
nga:Genita C

Në pikat kufitare, për momentin s’ka kolona.

Për të dalë nga pika kufitare duhet pritur deri në 10 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

E në Merdarë hyrjet e daljet zgjasin 5 deri në 10 minuta, gjithashtu edhe në Jarinje.

Gjatë muajit që shkoi pritjet në pikat kufitare, zgjasnin me orë.