Kanë përfunduar pjesëttri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Derbi i ditës së sotme mes Gjilanit dhe Llapit kishte festival golash ku në fund përfundoi me barazim 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan gjilanasit me golin e Dabiqajt në minutën e 4’të të takimit, kurse në minutën e 16’të Augusto barazoi shifrat me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë Shend Kelmendi realizoi në minutën e 61’të të takimit, për ta kthyer epërsinë e vendasve, por Rivera barazoi shifrat për herë të dytë për Llapin.
Me rezultat të barabartë u mbyllë dueli mes Ferizajt dhe Ballkanit.
Në këtë takim nuk u shënuan gola.
Trepça ’89 triumfoi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1.
Golat për fitoren e vendasve i shënuan: Abdullah Oyekanmi dhe Ardian Muja.
/GazetaBlic Sport/