Profesori universitar njëherësh njohës i çështjeve politike në vend, Muhamet Kelmendi, ka dënuar gjuhën e përdorur nga deputeti i LVV-së, Dimal Basha, kundrejt kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharaj.
Kelmendi në një prononcim për “Gazeta Blic” theksoi se Qeveria nuk duhet të shkojë në konfrontim me SBASHK por të punohet për të gjetur zgjidhje.
“Shoqëria kosovare nuk ka nevojë për debate ofenduese dhe jo normale. Kosovës i duhen vendime per t’i zgjidhur çështjet e mëdha.Sot e pamë një debat midis Rrahman Jasharajt, kryetarit te SBAShK dhe deputetit te VV-së, Dimal Basha. Deputeti Basha ofendoi ashpër dhe pa vend, përgjegjesia për këtë i takon kryetarit të VV-së, Albin Kurti.Qeveria e Kosoves nuk duhet të shkojë në konfrontim të ashpër me SBASHK. Kërkohet të punohet për t’i gjendur rrugë bashkepunimit dhe zgjidhjes së çështjes së të ardhurave në të gjithë sektorin publik.
Kelmendi tha se vetë Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar vonesa të mëdha në shumë fusha dhe si e tillë ka krijuar pakënaqësi tek të gjithë punëtorët e sektorit publik.
“Eshtë vetë VV-ja që ka vonesa të medha në shumë fusha, edhe në fushën e Ligjit mbi te ardhurat personale në sektorin publik, sikunder edhe në çështjen e arsimit, të shëndetesisë, të sektorit privat, të sigurimit social e ne fusha tjera.Mos-kapja me këto probleme ka krijuar pakënaqësi tek të gjitë të punësuarit në sektorin publik, dhe këtë nuk mund ta maskon me ofendime nga asnjë deputet, pavarësisht vendit.Ikja nga pergjegjesia dhe bazimi në ‘gjoja’ atë se para lufte është punuar falas e pse tash jo, nuk është bazë e zgjidhjes se çështjes.VV-ja duhet t’i zgjidhe çështjet, është tjetër kohë tani dhe kursesi nuk mund te krahasohet me atë para lufte.Qeveria kërkohet me urgjence të merret me problemet në arsim, në shëndetesi, në sigurimet sociale e pensionale, ne rend dhe ligj etj.” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”
Edhe analisti politik, Shemsi Jashari, e ka cilësuar të papranueshme dhe sjellje prej rrugaçi, fjalorin e përdorur sot nga deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
“Sjellja e deputetit të VV, z.Dimal Basha ndaj kryetarit të këshillit grevist z.Rrahman Jasharaj, ishte sjellje prej rrugaçi, sjellje e pa edukatë dhe shumë arrogante.Një përfaqësues i popullit nuk do të duhejt të guxonte të sillet ashtu,ka pergjegjësi ndaj votuesve.Duket se periudha e gjatë prej 15 vitesh që VV ka përdorur gjuhë degraduese ndaj institucioneve, figurave të cilat nuk kanë qenë me VV, ka lënë pasoja në sjelljen arrogante, nënqmuese dhe pa pik respekti të zyrëtarëve të VV-së,që po e shohim sot”
Jashari tha LVV-ja duhet të distancohej nga kjo sjellje.
“Subjekti politik Vetëvendosje do të duhej të distancohej nga kjo sjellje ngase nuk i bënë nderë.Sa ma shumë sulme ndaj z.Rrahman Jasharaj dhe mësimdhënësve tjerë,aq më shumë arsyetojnë këmbngulësinë e tyre për të mos ndërprerë greven” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka patur sot një përplasje verbale me kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj, në një nga sallat e Kuvendit.
Përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së ‘Komisionit për Arsim’ ku deputeti Basha i është drejtuar me një fjalor të ashpër kryesindikalistit Jasharaj.
“A ke punuar para luftës pa para, tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a?”, është shprehur Basha drejtuar Jasharajt.
Ndërsa, në lidhje me tonin e zërit, Jasharaj i tha Bashës se “çka po bërtet”, teksa Basha ia ktheu se “po bërtas se ti nuk kupton ndryshe”.
Nga SBASHK u deklaruan pak minuta më parë për “Gazeta Blic” në lidhje me këte incident.
“Pas takimit në ‘Komisionin e Arsimit’ ishim në SBASHK. Takimi në këtë Komision na shqetësoi shumë mirëpo ende nuk kemi ndërmarë asgjë konkretisht sepse më shumë jemi fokusu rreth zgjidhjes së problemit të grevës dhe se kemi përfill shumë” deklaroi për “Gazeta Blic”anëtarja e Kryesisë së SBASHK, Luljeta Boshnjaku, për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Eksperti i arsimit ngre alarmin: Greva duhet të ndërpritet menjëherë, këtu ka vend për vepër penale!


