Sporti

Sivasspori nuk po kalon periudhë të mirë – kjo është forma e kundërshtarit të sotëm të Ballkanit

10/13/2022 09:49
nga:E K

Ballkani do të përballet sot në ndeshjen e rradhës në kuadër të Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë nikoqirë i skuadrës turke, Sivassporit për ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani bëri mrekullinë në ndeshjen e parë mes tyre duke e mposhtur skuadrën turke në shtëpi me rezultat 4-3.

Përveç humbjes nga Ballkani, skuadra turke në përgjithësi nuk po kalonte kohë të mirë.

Në 5 ndeshjet e fundit të tyre në kampionatin turk kanë: një fitore dy barazime dhe dy humbje.

Në grupin G të Europa League Sivasspor ka pikë të barabarta me Ballkanin që është lider me 4 pikë as sa kanë edhe dy ekipet e tjera Slavia Prague dhe CFR Cluj.

/GazetaBlic Sport/