Lajme

“Situata në veri është vepër e Aleksandër Vuçiqit, të përkëdhelurit të Evropës”

12/06/2022 16:21
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se situata në veri është vepër e Aleksandër Vuçiqit, të përkëdhelurit të Evropës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se strukturat e tij kriminale kanë sulmuar sot zyrtarët e shtetit në disa lokacione në veri.

Postimi i tij i plotë:

Kjo është vepra e Aleksandar Vuçiqit – të përkëdhelurit të Evropës!

Strukturat e tij kriminale të quajtura si “mbrojtja civile” e të ushtruara në Qendrën e Spiunazhit në Nish, kanë sulmuar sot zyrtarët e shtetit në disa lokacione në veriun e Republikës së Kosovës.