Sporti

Situata kaotike në familjen e Pogba, reagon presidenti i klubit francez: Koka e “bandës” është mamaja e tyre

08/31/2022 14:37
nga:L J

Këto ditë janë kaotike për familjen Pogba. Mathias i është vënë kundër vëllait të tij Paul Pogba, me mesfushorin kampion bote me Francën i cili akuzon vëllain e tij si kreun e një grupi të strukturuar për të “thithur” paratë e tij.

Nga ana tjetër, Mathias Pogba kërcënon se do të publikojë fakte të cilat tregojnë se mesfushori i Juventus është një mashtures dhe të gjithë do të njohin fytyrën e vërtetë të tij, shkruan Abc Neës.

Pjesë e klubit francez Tours në sezonin 2018/2019 ishte Mathias Pogba dhe presidenti i klubit Ettori ka refuzuar të punonte me të dhe ka shkëputur kontratën me lojtarin, ku që nga ajo periudhë Mathias i ka borxh 80 mijë euro nga kjo prishje kontrate.