Fitimi i Kupës së Ligës (2-0 në finale kundër Newcastle, në Wembley) bëri që Sir Alex Ferguson, trajneri më i madh në historinë e Manchester United, ta lavdëroi Erik Ten Hag.
“Manchester United bazohet te suksesi. Erik është në rrugën e duhur për këtë. Nënshkrimet e tij ishin shumë të mira, gjë që është e rëndësishme, dhe ai ka në kontroll klubin. Kur të mbërrini në United, duhet të filloni menjëherë dhe ai po e bën këtë. Ai ka edhe Steve McLaren, i cili ishte me mua, si asistent dhe eksperienca e tij e ndihmon”, tha Sir Alex për mikrofonat e Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që United kishte gjashtë vite pa fituar trofe që nga koha e Mourinhos në vitin 2017.
/GazetaBlic Sport/


