Ushtria ruse kontrollon Mariupolin, tha sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Shoigu tha se “normaliteti po kthehet në territoret e Republikave Popullore të vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk dhe në ato territore të Ukrainës, të cilat janë nën kontrollin e forcave ruse”.
Ai theksoi se forcat ruse, së bashku me njësitë Donetskut dhe Luhanskut po zgjerojnë kontrollin mbi ato territore, transmeton RIA Novosti.
Shoigu përsëriti se transportet e armëve dhe municioneve të NATO-s për forcat ukrainase, që mbërrijnë në Ukrainë, do të shkatërrohen.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO po vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë. E përsëris, ne e konsiderojmë si cak legjitim çdo transport të Aleancës që ka mbërritur në territorin e Ukrainës për nevojat e forcave të armatosura ukrainase”, tha Shoigu.


