Mallkimi i Parisit është rikthyer. Një tjetër goditje e fortë për italianin Sinner, numrin 1 në botë në tenis, i cili humbi ndaj argjentinasit Cerundolo (i 56-ti) 6-3, 6-2, 5-7, 1-6 dhe 1-6, pas 3 orësh e 36 minutash, në raundin e dytë.
Numri një në botë dhe favoriti kryesor për të fituar trofeun Grand Slam, u eliminua në raundin e dytë të enjten pasi doli nga fusha dhe shfaqi vështirësi fizike.
Italiani po vinte pas një serie prej 30 fitoresh dhe pesë titujsh radhazi që nga Indian Wells dhe po kërkonte të përfundonte Grand Slam-in e shumëpritur të karrierës së tij në Paris.
Jannik Sinner u trajtua nga fizioterapisti në setin e tretë të ndeshjes së tij kundër Cerundolo, kur ai po udhëhiqte 5-1. Argjentinasi shfrytëzoi dobësinë e numrit 1 në botë dhe e përmbysi rezultatin në 5-4.
Në fund, argjentinasi as nuk festoi nga respekti për kundërshtarin e tij dhe në fund i uroi shërim të shpejtë, duke pranuar se shfrytëzoi rrëzimin e rivalit të tij. “Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për të, nuk e di çfarë ndodhi, nëse ishte presioni, dhimbjet, vapa…”, tha ai gjithashtu.
/GazetaBlic Sport


