Lajme

Simpatizanti i VV-së i bindur: Videon me qenin ma deformoi një simpatizant i Hashim Thaçit

06/10/2021 00:20
nga:Gazeta Blic

Simpatizanti i flaktë i Vetëvendosjes, Sokol Halilaj, thotë se do t’i hyjë garës për kryetar të Skenderajt por jo nën logon e partisë së tij të përzemërt.

Ai thotë se në Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë dhe se as nuk është aktualisht, por se simpatia e tij shkon për Vetëvendosjen në qendër, njofton Klan Kosova.

Halilaj foli edhe për videon që e bëri të famshëm në publik, atë të incidentit me qenin. Për këtë, ai tha se nuk është e vërteta e plotë meqë ia ka deformuar një simpatizant i Hashim Thaçit.

“Nuk ka ndodhur siç e kanë deformuar. Këtu janë filmimet e gazetarëve dhe njerëzve të PDK-së. Videoja ka qenë një diskutim duke përkrahur VV-në. Qeni s’ka ngordhur dhe e kam ndal kerrin ato momente. Personi që e ka bërë këtë deformim është nga komuna e Rahovecit dhe është një simpatizant i Hashim Thaçit”.

Halilaj në Edicionin Special tha se do ta publikojë videon që nxjerr në shesh të vërtetën e plotë.

Ndërkaq, për Halilaj thotë se iu mbush mendja për të hyrë në garën zgjedhore komunale meqë Skenderaj ka shumë probleme të lëna nga ish-kryetari Sami Lushtaku dhe ai aktual Bekim Jashari.

“Do të kandidoj si kandidat i pavarur. Do të kandidoj për ata që janë ende peng dhe si ta them argatë të individëve që jetojnë me stres, duke filluar nga policia. I kam parë se ata jetojnë me presion nga ish kryetari dhe ai aktual”.

Të lumtur për kandidimin dhe entuziastë për fitore kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash (VIDEO)