Lajme

Të lumtur për kandidimin dhe entuziastë për fitore kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash (VIDEO)

06/10/2021 00:04
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të mërkurë mbledhjen e kryesisë.

Aty u vendosen emrat e kandidatëve për kryetarë komune në tetë qytete të vendit.

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës u propozua Përparim Rama, për Podujevën Ekrem Hyseni, për të udhëhequr edhe një mandatë me Pejën rikandidoj Gazmend Muhaxheri, për t’i prirë Suharekës u propozua Ardian Shala, për Lipjanin Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, derisa për të udhëhequr prapë me Vitinë e Vushtrrinë rikandiduan Sokol Haliti e Xhafer Tahiri.

E në këtë mbledhje u bë me dije që Agim Veliu nuk do të jetë më as kandidat për Podujevën e as nuk do ti prijë degës së partisë në këtë komunë.

Emrat e tjerë kandidatë nga LDK për kryetarë komunash, pritet të zyrtarizohen shpejt.

Megjithatë ata që këtë fazë e kaluan të mërkurën u shprehen të lumtur e goxha entuziastë për fitore.