Sporti

Simeone: Synimi ynë sivjet nuk është La Liga, por Championsi!

02/13/2022 10:48
nga:L J

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka potencuar se kualifikimi në Champions League është synimi kryesor i ekipit të tij këtë sezon.

Pas fitores ndaj Getafes në frymën e fundit me rezultatin 4-3, Simeone tha se qëllimi i ekipit të tij sivjet nuk është triumfi në La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është e vështirë të shpjegosh një ndeshje që kishte shumë mini-lojëra brenda. Ata gjuanin disa herë në portë, por shënuan tre gola. Kartoni i kuq na vuri në vështirësi, por bëmë mirë që reaguam. Unë do t’i dua njerëzit e Atleticos përjetësisht, pavarësisht se si përfundon skena ime këtu, ne jemi me fat që kemi një grup lojtarësh që ende transmetojnë shumë pasion. Duhet të pranojmë faktin që vitin e kaluar kemi luftuar për të fituar  La Ligan dhe se këtë vit po luftojmë për të shkuar në Champions League”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport