Lajme

Sigurimi fizik i objekteve të QKUK-së- Reagon “Security Code”: Shkelje të rënda ligjore

08/01/2025 11:37
nga:Gazeta Blic

Kompania e sigurimit fizik “Security Code”, ka reaguar në lidhje me procedurat për tenderin për sigurimin fizik të objekteve të QKUK-së.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, kjo kompani thotë se po bëhen shkelje të rënda nga QKUK-ja.

“…ndjejmë obligim profesional dhe qytetar që të njoftojmë opinionin publik për shkelje serioze të evidentuara në procedurat e tenderimit të ndërmarra  nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, thuhet ndët të tjera në njoftimin e lëshuar për media nga kjo kompani.

Reagimi i plotë:

LËNDA: SHKELJE TË RËNDA NË TENDERIN PËR SIGURIM FIZIK NË QKUK

 31 Korrik 2025

 Të nderuar përfaqësues të mediave,

 Ne, si një kompani që ofrojmë shërbime të sigurimit fizik në Republikën e Kosovës që nga viti 2008, ndjejmë obligim profesional dhe qytetar që të njoftojmë opinionin publik për shkelje serioze të evidentuara në procedurat e tenderimit të ndërmarra  nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), për kontratën me titull:

 “Sigurimi Fizik i Objekteve brenda QKUK-së”

 Kodi i Prokurimit: 701-25-6876-2-1-5 – 4

 Çmimi minimal i arsyeshëm për ofertim, i përcaktuar nga vetë Autoriteti Kontraktues, është 1,138,507.29 €. Çdo ofertë nën këtë prag bie ndesh me  dispozitat për çmime “abnormalisht të ulëta” dhe duhet të refuzohet.

 Paga bruto minimale për një roje sigurimi duhet të jetë jo më pak se 402 €/muaj për ndërrimin e parë. Kontraktori është i detyruar të respektojë Ligjin e Punës Nr. 03/L 212 dhe Udhëzimin Administrativ MPMS Nr. 09/2017, përfshirë pagesat për  ndërrimet e natës, vikendeve dhe festave.

 Në rast të ofertave me çmim të njëjtë, përparësi i jepet operatorit që ka dorëzuar ofertën i pari – një kriter i diskutueshëm dhe i lehtë për t’u manipuluar.

 Dyshime serioze për qasje të parakohshme në dokumentacionin e tenderit: Ftesa për ofertim është dërguar më 31.07.2025, në orën 11:15, ndërsa vetëm dy minuta më pas është regjistruar në sistem dorëzimi i një oferte – çka ngrenë dyshime mbi  transparencën e procesit.

 Kronologji e shkeljeve të përsëritura:

 Mars 2025: Kontrata me kompaninë Skyfterat Live u anulua nga OSHP për shkelje

 të ligjit.

 Qershor 2025: Procedura e dytë u anulua me arsyetim të paqartë për “ngjarje të

 paparashikueshme”.

 Korrik 2025: Inicimi i procedurës së tretë pa ndonjë përmirësim të  dokumentacionit – me indikacione të qarta për manipulim të afateve dhe  favorizim të operatorëve të caktuar.

Paralajmërim për pasoja ligjore:

 KOMUNIKATË PËR MEDIA

 Të dhënat e lartcekura përbëjnë shkelje flagrante të Ligjit për Prokurimin Publik dhe  cenojnë parimet bazë të konkurrencës së ndershme. Si kompani pjesëmarrëse në këtë procedurë:

 Kemi ndërmarrë hapa ligjorë dhe kemi dorëzuar ankesat përkatëse në institucionet përkatëse.

 Kjo është hera e tretë brenda 3 muajve që QKUK zhvillon të njëjtën procedurë me të njëjtat parregullsi, duke rrezikuar buxhetin publik dhe kredibilitetin institucional.

 Kërkesa jonë publike:

 I bëjmë thirrje publike QKUK-së dhe institucioneve mbikëqyrëse, përfshirë Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që të ndërmarrin masa urgjente për pezullimin dhe rishqyrtimin e kësaj procedure.

 Po ashtu, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nxjerrje të informatave konfidenciale me qëllim përfitimi të jashtëligjshëm.

 Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtën për konkurrencë të ndershme dhe do të vazhdojmë të operojmë në përputhje me ligjin. Do të ndjekim të gjitha rrugët institucionale për të mbrojtur integritetin e prokurimit publik në Kosovë.

 Me respekt,

 Faton Hajraj

Zyrtar për komunikim me media

 Security Code

 📞

 049/666086

 📧

 [email protected]