Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen e sotme ndaj KB Rahovecit në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Sigal Prishtina fitoi këtë duel me rezultatin final, 67-53, shkruan GazetaBlic Sport.
Lejson Zeqiri ishte lojtari më i dalluar në këtë duel me 13 pikë.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe taktike, por jo edhe me shumë pikë të realizuara. Kryeqytetasit realizuan 8 treshe, kurse Rahoveci asnjë.
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nën prezencën e 300 tifozëve.
/GazetaBlic Sport


