Natyra Kuçi, kandidatja për kryetare të Deçanit, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, ku nuk arriti të hyjë në balotazh.
Ajo thekson se fushata e saj ka ndikuar në nxitjen e ndryshimit në komunë, duke e cilësuar si të paimagjinueshme përpara disa muajsh mundësinë e balotazhit.
Kuçi u shpreh mirënjohëse për përkrahjen dhe tha se përkushtimi ndaj politikës dhe vullnetit për ndryshim do të vazhdojë.


