Sporti

“Shvercerat” me thirrje për organizim, dalin në kërkim të dy vajzave shqiptare të zhdukura në Maqedoninë e Veriut

03/31/2023 21:30
nga:Mergim Rreci

Dy vajza shqiptare janë zhdukur gjatë ditës së djeshme në Shkup.

Anisa 12 vjeçare dhe Melisa 15 vjeçare, nuk kanë asnjë kontakt me familjarët e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifo-grupi shqiptar, “Shvercerat”, janë organizuar në kërkim të tyre dhe sonte nga ora 21:30 deri në 22:00, do të takohen tek sheshi “Skënderbeu”, për të vazhduar më pas me kërkimin.

Ata kanë kërkuar ndihmën e secilit, duke shpresuar tek rezultate pozitive, respektvisht në gjetjen e tyre shëndosh e mirë.