Sporti

Shumë skuadra të interesuara për Arbios Thaçin, futbollisti konfirmon ofertat në drejtim të tij

12/20/2023 16:46
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Fushë Kosovës ka mbyllur gjysmë sezonin në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 10 pikë në renditjen tabelare.

Tashmë pas përfundimit të gjysmë stinorit, në klub pritet të ketë largime dhe afrime në merkaton e janarit.

GazetaBlic Sport raportoi se mesfushori i njohur kosovar, Arbios Thaçi do jetë lojtari i parë që do largohet nga klubi i Fushë Kosovës në merkaton e janarit.

Thaçi e ka konfirmuar këtë gjë, duke deklaruar se ka disa oferta dhe skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

“Kam disa oferta ditëve të fundit dhe jam duke i shqyrtuar ato. Bisedimet po vazhdojnë, kurse ka një skuadër me të cilën jam më afër një marrëveshje të mundshme“, deklaroi Thaçi.

Kujtojmë që Thaçi për vite me radhë është në mesin e mesfushorëve të dalluar në futbollin kosovar, kurse ka arritur edhe suksese të konsiderueshme me skuadrat që ka luajtur.

/GazetaBlic Sport/