Lajme

“Shumë dobët”, Vlora Çitaku i reagon kryeministrit Kurti për rritjen ekonomike

03/30/2023 22:54
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti për rritjen ekonomike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai po flet sikur të mos jetonte në Kosovë dhe pyetja e thjeshtë është se a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.

Postimi i saj i plotë:

Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë.

Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.

Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrinë të mbulojë shpenzimet bazike?

Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%.

Dobët. Shumë dobët.