Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar tregun e qytetit dhe ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij aktuale, të cilën e ka quajtur “alarmante”, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar mungesën e tezgave, tualeteve, hapësirave të sigurta dhe infrastrukturës bazë për tregtarët dhe qytetarët.
“Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional,” ka deklaruar Buja, duke shtuar se një treg i tillë do të sigurojë kushte dinjitoze për qytetarët dhe një ambient të sigurt për tregtarët, si pjesë e vizionit të tij për një qytet më të zhvilluar dhe më të pastër.
Postimi:
Mirëmëngjesi, Lipjan!
Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si dhe infrastruktura elementare për tregtarë dhe qytetarë.
Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër!


