Shtyrja për 24 orë nga ana e Qeverisë e gjobitjes ndaj veturave me targa ilegale serbe po vlerësohet për shkak të takimit të nesërm në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiçit.
Sipas analistit Gazmir Raci, Kosova në këtë rast u tregua e gatshme për dialog e marrëveshje.
“Po natyrisht se ka ndërlidhje sepse Kosova me këtë rast përsëri u tregua e gatshme për dialog e marrëveshje edhe përkundër faktit që marrëveshja e lëvizjes së lirë/targat është arritur në 2011”, thotë ai për Gazeta Blic.
Ai vlerëson se për kalim në targa RKS serbët kanë pasur afat 10 vite dhe nuk e kanë bërë ata që paguhen nga Serbia.
“Serbët e Kosovës kanë pasur disa mundësi dhe 10 vite në total afat për kalim në RKS. Shumica e serbëve e kanë bërë një gjë të tillë por kanë mbetur vetëm ata që paguhen nga Serbia dhe mirëmbahen si strukturat e fundit paralele në Kosovë”, deklaron Gazmir Raci.
Ndryshe, nesër do të takohen Kurti dhe Vuçiç, fillimisht në takime ndaras e më pas dhe takim të përbashkët, derisa ky takim nga ana e BE-së është quajtur “urgjent”./Gazeta Blic/
Shtyrja e gjobave për 24 orë nga Qeveria, deklarohen nga AAK


