Lajme

Shtyrja e gjobave për 24 orë nga Qeveria, deklarohen nga AAK

11/20/2022 21:19
nga:G B

Një ditë para mbajtjes së takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Policia e Kosovës njoftoi se sipas vendimit të Qeverisë, masa e gjobitjes së shoferëve për veturat me targat ilegale serbe do të nis me 22 nëntor dhe jo me 21 siç ishte paraparë.

Ndërsa, BE e quajti “urgjent” takimin e nesërm që do të mbahet, teksa njoftoi se fillimisht do të ketë takime ndaras me Kurtin e Vuçiçin, ndërsa më pas dhe takim të përbashkët.

Lidhur me këtë shtyrje, për Gazeta Blic, janë deklaruar nga AAK.

Zëdhënësi për informim i kësaj partie, Lulëzim Blaka, ka thënë se AAK ka dalë me propozim për rikthimin në normalitet të situatës në veri dhe gjithë Kosovën.

“AAK ka dalë më një propozim prej 4 pikash, për të rikthyer situatën në normalitet, jo vetëm në veri, por në gjithë Kosovën”, tha ai.

Sipas tij, në këtë propozim pika e parë thotë se Qeveria duhet menjëherë ta shtyjë vendimin për targat deri në marrëveshje finale dhe mbetet po ai qëndrim.

“Në pikën e parë theksohet se “Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale”. Ky mbetet qëndrimi jonë për këtë çështje”, ka deklaruar Lulëzim Blaka./Gazeta Blic/

Shtyrja e gjobave, Matoshi: “Time-out”, misterioze pse Kurti nuk e shtyu afatin kur e kërkoi SHBA por po e bën për Borrellin e Lajçakun

 

Njofton Policia e Kosovës për shtyerjen 24 orëshe: Nga 22 nëntor nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale serbe