Sulmet me raketa të Rusisë pranë kufirit polak tregojnë se sa pak na ndanë nga përfshirja e NATO-s në konflikt, shkruan shtypi gjerman.
Të dielën, ushtria ruse gjuajti më shumë se tridhjetë predha në zonën ushtarake të Javorivit jo shumë larg Lviv, vetëm njëzet kilometra larg kufirit polak.
Sipas burimeve ukrainase, të paktën 35 persona u vranë dhe 134 u plagosën. Sipas Moskës, në sulm u vranë “deri në 180 mercenarë të huaj”, shkruan DW.
Zona e bombarduar përdorej për stërvitjet ushtarake të ushtrisë ukrainase me anëtarët e NATO-s dhe instruktorët e Aleancë dhe SHBA-së trajnonin aty ushtarë ukrainas.
“Nëse Moska, siç është paralajmëruar, vë në shënjestër dërgesat e armëve nga Perëndimi, atëherë mund të ketë sulme të reja pranë kufirit lindor të NATO-s”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Nuk duhet rënë në këto provokim, por as të ketë frikë. Sa më shumë të përparojë lufta, aq më shumë ka gjasa që trupat ruse të pushtojnë edhe pjesën perëndimore të vendit.Duke pasur parasysh problemet aktuale ushtarake dhe fuqinë e NATO-s, madje edhe për një kryekomandant të rrezikshëm si Putini, do të ishte një përpjekje e pamundur për t’u përballur me NATO-n tani. Perëndimi duhet t’i përmbahet strategjisë së tij: Të mbrohet siguria e krahut lindor, me mbështetje indirekte për Ukrainën”, vlerëson gazeta e Frankfurtit.
Sipas komentatorit te gazetë “Ludwigsburger Kreiszeitung”, Putin me sulmin ne Lviv po dërgonporosi në disa drejtime: “Ai po u thotë ukrainasve se nuk janë të sigurt as në perëndim të vendit. Ndihma e huaj ushtarake për Ukrainën dhe sulmi nënvizon kërcënimin e ndërprerjes të Kievit me armatim”
Raketat në kufirin polak tregojnë “se Perëndimi po lëviz në një tel të hollë”, shkruan gazeta Stuttgarter Nahrichten.
“Është e qartë se NATO do të duhet të reagojë ndaj një sulmi të mundshëm rus ndaj Polonisë dhe rrjedhimisht territorit të saj. Por nëse NATO vendos një zonë të ndalim të fluturimit mbi Ukrainë, ajo do të duhej angazhohej dhe të qëllonte mbi avionët luftarakë rusë. Kështu, një luftë botërore do të të mos jetë çështje kilometrash, por çështje orësh”.
Mitteldeutsche Zeitung nënvizon gabimet strategjike të Kremlinit, sepse sipas saj, gatishmëria e Ukrainës për të rezistuar është nënvlerësuar dhe disponimi pro-rus në atë vend është i mbivlerësuar. Edhe popullsia ruse vuan nga sanksionet.
“Këtu qendron mundësia e papritur për presidentin ukrainas Zelensky. Kremlini po llogarit vetëm në atë që të fitojë luftën. Ukraina, nga ana tjetër, mund të shpresojë vetëm për një zgjidhje në tryezën e bisedimeve, deri atëherë, ajo duhet t’i rezistojë sulmeve, e këtë Zelensky e di fare mirë . ”
Është koha për të “ndërtuar një urë” me Putinin, shkruan Sudwest Presse.
“Jo nga dhembshuria për Putinin, por për t’i dhënë fund vuajtjeve në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Ura nuk do të zëvendësonte sanksionet, por do t’u shtohej atyre”, shkruan gazeta.
“Kjo mund të dukej kështu: Ne po shtrëngojmë i shtrengojmë, por i zbusim nëse Putini vjen në tryezën e bisedimeve. Perëndimi duhet të veprojë, jo vetëm të reagojë ndaj Putinit”, shkruan gazeta.


