Lajme

Shtyhet për të hënën seanca për shkarkimin e Ilir Metës

02/03/2022 13:19
nga:N M

Trupa gjykuese në Kushtetuese vendosi të shtyjë për të hënën seancën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Anëtarët e Gjykatës i drejtuan 70 pyetje përfaqësuesit të Presidentit, Bledar Dervishajt, i cili kërkoi 48 orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve, me argumentin se duhet të informojë edhe Metën për këto pyetje.

Kryetarja e Gjykatës, Vitore Tusha, tha: “Duke u nisur nga natyra e gjykimit dhe mban parasysh kërkesën për 48 orë të përfaqësuesit të presidentit, dhe nga volumi i pyetjeve. Kjo kohë do të përdoret edhe nga iniciuesi i gjykimit për t’u njohur. Seanca e radhës ditën e hënë ora 10:00”./A2/

Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta sjellë me forcë në seancë ministrin Xhelal Sveçla