Lajme

Shtyhet për në shtator dënimi i Donald Trump

07/03/2024 07:34
nga:Y I

Një gjykatë në Nju Jork ka shtyrë dënimin e Donald Trump deri në shtator, pasi ekipi i tij ligjor përpiqet të kundërshtojë dënimin e tij pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA.

Trump fillimisht ishte menduar të dënohej më 11 korrik, raporton BBC

Avokatët e Trump thanë se verdikti në skandalin rreth pagesave sekrete për aktoren Stormy Daniels duhet të hidhet poshtë sepse juria nuk kishte prova gjatë gjyqit që ata besojnë se duhet të mbroheshin nga imuniteti presidencial.

Avokatët argumentojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë riafirmoi një pozicion që mbrojtja mbajti më herët në gjyq – që prokurorët nuk kanë të drejtë të paraqesin prova të caktuara që ekipi i Trump beson se përfaqësojnë lëvizje të bëra në kapacitetin zyrtar të presidentit.

Gjykatësi Juan Mercan tha se do të vendoste mbi mocionet deri më 6 shtator.

Nëse dënimi është i nevojshëm, shkruan gjyqtari, do të jetë më 18 shtator.