Sporti

Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit, shkak mungesa e sigurisë në sallë

12/04/2022 20:10
nga:E K

Ndeshja basketbollistike mes Prishtinës dhe Rahovecit, nuk do të luhet sot, dhe do të zhvillohet pas 24 orëve.

Kështu ka njoftuar delegati i ndeshjes, para disa momenteve, njofton Klankosova.tv.

Si arsye e moszhvillimit të ndeshjes, është mungesa e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda në sallë.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve ishin mbledhur brenda në sallë, teksa lajmi për shtyrjen e lojës, u dha tek pas 45 minutave, pasi ndeshja duhej të fillonte në orën 19:00.

Ndryshe, kjo përballje është e vlefshme në kuadër të xhiros së 13-ë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.