Sporti

Shteti ia “ngriu” paratë – ja cili futbollist ia dhuroi 1 milionë euro Dani Alvesit që të lirohet nga burgu

03/26/2024 12:21
nga:Lorik J

Dani Alves u lirua përkohësisht nga burgu pasi mundi të paguante garancinë prej 1 milion eurosh që i ishte caktuar për lirimin e tij. Ai u lirua nga burgu Brians 2 në Barcelonë, ku kaloi 14 muajt e fundit.

Në shkallë të parë, Alves u dënua me 4.5 vjet burg për përdhunim, por ai apeloi dhe gjykata e lejoi të lirohej në këmbim të shumës 7-shifrore që u pagua përfundimisht.

Gjatë fundjavës, babai i Neymar njoftoi se nuk kishte ndërmend të ndihmonte bashkatdhetarin e tij dhe të gjithë pyesnin se ku i kishte Alves paratë për lirimin me kusht. Mësohet se ai ka marrë ndihmë nga ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Memphis Depay, me të cilin luajtën për një kohë të shkurtër në Camp Nou.

Ndërkohë, kur Alves doli nga burgu, vuri re se në hyrje ishin mbledhur njerëz me pankarta. Doli se ishin zyrtarë të burgut në Spanjë duke protestuar pasi një kuzhiniere në një prej burgjeve u vra nga një e burgosur, e cila u lejua të punonte me të në kuzhinë.

/GazetaBlic Sport