Lajme

Shtërpca ‘zbardhet’ nga breshëri

08/04/2025 16:20
nga:Y I

Një stuhi e fortë e shoqëruar me shi dhe breshër i ka goditur disa zona të Kosovës.

Njëra nga ta është edhe Shtërpca, që sot është “zbardhur” nga copëza të mëdha të breshërit që kanë rënë.

Gjendjen e tregojnë më së miri pamjet e publikuara nga Meteo Ballkan.

Pos në Shtërpcë, edhe në qytete e fshatra tjera ka rënë sasi e madhe e shiut dhe breshërit.