Lajme

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Komaran

06/09/2021 19:10
nga:Y I

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin zinxhiror të ndodhur pasditen e sotme në Komaran.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Më herët u njoftuam për tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit). Në tri aksidentet janë përfshirë dymbëdhjetë vetura dhe si pasojë e aksidenteve deri në këto momente, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime”

Policia e Kosovës edhe një herë ka bërë apel për kujdes.

“Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta’ thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Dymbëdhjetë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, lëndohen disa persona

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë