Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2024, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor të pacientëve.
Në njoftimit të ShSKUK-së thuhet se përgjatë vitit të kaluar kanë realizuar 4,078 koronarografi diagnostike, prej tyre 3,759 në QKUK dhe 319 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, shkruan GazetaBlic.
Po ashtu, 2,554 intervenime perkutane koronare (stentime), 2,434 në QKUK, me 3,732 stenta të vendosura, kurse 120 në Spitalin e Prizrenit, me 198 stente të vendosura.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky sukses tejkalon rezultatet e vitit 2023, dhe konfirmon përkushtimin e stafit të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe cilësore.
Postimi i plotë: