Lajme

SHSKUK pas arrestimit të mjekut: Do ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore

09/04/2023 13:55
nga:N K

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së, i dyshuar për marrje të ryfshtetit.

Nga SHSKUK-ja thonë se do ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore rreth këtij rasti, përcjell teve1.info

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu kanë ftuar qytetarët të raportojnë raste të parregullsive.