Lajme

“Shqiptarët po përgatisin ferrin”, Bislimi i kundërpërgjigjet ashpër Selakoviqit

07/30/2022 16:41
nga:G B

 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakviq, i cili tha se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”, raporton Gazeta Blic.

Përmes në postimi në Twitter, ai ka thënë se pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe lajme që nxisin frikën.

“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, ka shkruar Bislimi në Twitter./Gazeta Blic/

Selakoviq: Shqiptarët po përgatisin ferrin, Vuçiq sot takohet me serbët nga Kosova