Lajme

Selakoviq: Shqiptarët po përgatisin ferrin, Vuçiq sot takohet me serbët nga Kosova

07/30/2022 16:32
nga:G B

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, derisa ka vazhduar spekulimet se në Kosovë po iu vështirësohet jeta atyre.

“Shqiptarët po përgatisin ferrin”, ka thënë ai për mediat serbe.

Ai u pyet se si do të sillet Serbia për regjistrimin e targave dhe dokumenteve të Serbisë.

“Serbia do të sillet si deri më tani pasi që Aleksandar Vuçiq ka qenë në pushtet që nga koha kur ishte ministër i Mbrojtjes e deri më tani kur është president, ndaj do të bëjmë lëvizjet më të mira dhe më të mençura”.

Selakoviq këto deklarata i bëri pas mbledhjes së kryesisë së partisë SNS ku tha se kanë diskutuar për situatën në Kosovë.