Lajme

Shqiptarë të shumtë do presin vendimin e madh për katërshen direkt nga Haga

09/16/2026 07:49
nga:L J

Aktivisti dhe mërgimtarit, Patriot Krasniqi, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se aktualisht ndodhet në afërsi të Gjykatës së Hagës.

Ai bëri të ditur se nga ora 08:00 qytetarët do të fillojnë organizimin ose manifestimin për të përcjellë seancën nga Haga.

“Sot nga ora 10:00 deri në ora 14:00 kemi leje nga autoritetet e Hagës ku do ta presim të gjithë atdhetarët vendimin e Hagës dhe jemi të gjithë në pritje të lirimit të tyre dhe të festojmë të gjithë lirimin e tyre dhe datën historike për Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij, një numër i madh i shqiptarëve do të marrin pjesë në këtë organizim.