Lajme

Shqiprim Arifi në takim me Glauk Konjufcën, ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës

04/09/2021 19:54
nga:M K

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me deputetin shqiptar në Serbi, Argjend Bajrami kanë takuar sot kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në takim, Arifi dhe Bajrami i kanë parashtruar dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

Dy përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që të krijohet Fondi Kombëtar për Solidaritet dhe përfshirja e Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.Z. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit.

Ndërsa theks të veçant të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:

1. Fondin Kombëtar të Solidaritetit

2. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë

LEXO EDHE:

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell uron kryeministrin Kurti: Lufta ndaj pandemisë, prioritet kryesor