Shqipëria fitoi 2-1 ndaj San Marinos, në ndeshjen e raundit të katërt në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë vuajtën shumë në “Air Albania”, por ia dolën të marrin 3 pikët, falë dopietës së Kristjan Asllanit.
Mesfushori zhbllokoi takimin në minutën e 11-të me një supergol. Pas këtij rasti, Shqipëria iu afrua disa herë golit të dytë, por u ndal nga shtylla dhe portieri.
Në pjesën e dytë, miqtë u shfaqën ndryshe dhe barazuan shifrat me Lazzarin në minutën e 66-të.
Pas kësaj, kuqezinjtë u hodhën në sulm në kërkim të avantazhit, të cilin e gjetën vetëm në shtesë.
Ishte Asllani që shënoi nga penalltia, e cila u akordua me VAR për prekje me dorë. Me këtë sukses, Shqipëria merr kryesimin me 9 pikë, pasi Bjellorusia mposhti Finlandën.


