Sporti

Shqipëria dhe Serbia shpallin zyrtarisht kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21

05/09/2024 11:34
nga:E K

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar një video së bashku me Dukën, ku konfirmohet kandidatura.

Është vet Duka, i cili theksoi se Shqipëria dhe Serbia kërkojnë zyrtarisht të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët.

Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA dhe pritet së shpejti të marrë përgjigje.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”, ka thënë fillimisht Duka.