Sporti

Shqetësime tek Bayern Munich, Kane në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madrid

04/03/2026 13:47
nga:Mergim Rreci

Te Bayern Munich ka shqetësim serioz për gjendjen fizike të sulmuesit kryesor, Harry Kane, vetëm pak ditë para ndeshjes së madhe ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Kane ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Anglisë dhe për këtë arsye mungoi në miqësoren kundër Japonisë. Edhe pse lëndimi nuk konsiderohet i rëndë, ende nuk është e sigurt nëse ai do të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale në Madrid, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi gjerman ka vendosur të mos rrezikojë me të dhe ai nuk do të luajë në ndeshjen e kampionatit kundër Freiburg, me qëllim që të jetë në formë për përballjen ndaj Realit.

Trajneri dhe stafi mjekësor shpresojnë që Kane të rikuperohet në kohë, pasi prania e tij është shumë e rëndësishme për Bayernin. Sulmuesi anglez ka pasur një sezon fantastik, me rreth 48 gola në 40 ndeshje, duke qenë arma kryesore e ekipit.

Nëse ai nuk arrin të luajë, kjo do të ishte një goditje e madhe për Bayernin, ndërsa për Real Madridin do të ishte një avantazh i madh në këtë përballje të rëndësishme.

/GazetaBlic Sport/