Sporti

‘Shpresa’ e madhe e Shqipërisë nuk e kalon provën e parë, sportisti shqiptar nuk mundi dot të ngrejë 151 kg

07/28/2021 13:28
nga:Mergim Rreci

Briken Çalja është duke garuar sot në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020” në kategorinë e 73 kg.

Të gjithë shqiptarët i kanë sytë tek sportisti shqiptar i cili do të kërkojë medalje olimpike në sportin e peshëngritjes.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.