Dje ka dështuar për herë të pestë të zgjidhet kryetari i Kuvendit.
Emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’ka arritur sërish të marrë votat e nevojshme, ajo mori veç 57 vota.
E nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.
Avokati, Skënder Musa, duke folur për “Gazeta Blic” në lidhje me bllokadën në Kuvend tha se kjo situatë ka zgjidhje.
Musa tha se opozita mund të nxjerr në votim kundër-kandidat, dhe nëse ai i merr 61 vota, e fiton këtë post.
“Bllokada në Kuvend ka zgjidhje. Nëse partitë opozitare munden me u organizu, e Vetëvendosja propozon kandidatin e njëjtë, partitë opozitare duhet të qesin kundër-kandidat. Nëse ata arrijnë të bëjnë 61 vota e zgjedhin kryetarin pa asnjë problem. Nëse i kanë 61 vota e fitojnë postin e kryetarit në këtë loj jo ‘fer’ që po organizohet nga partia fituese” tha Musa në intervistë e dhënë për “Gazeta Blic”.