Qytetarët e Fushë Kosovës, Drenasit e Obiliqit sot do të përballen me reduktime të ujit.
Këto reduktime vijnë për shkak të shpërthimit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër – Lepencit.
Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi.
Sipas KRU Prishtina, Drenasi do të ketë reduktime nga ora 13:00 deri në ora 18:00.
Kurse Fushë Kosova dhe Obiliqi, nga ora 14:00 deri në ora 19:00.
“Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.