Lajme

“Shpërthimi” i Omicronit në Kosovë: Flet infektologu Ramadani

01/27/2022 17:42
nga:Q R

Infektologu Hamdi Ramadani, thotë se përhapja e Omicronit në Kosovë do të vazhdojë edhe për një kohë, pasi që sipas tij, një numër i madh i qytetarëve nuk i kanë tri dozat e vaksinës anti-COVID-19, shkruan Gazeta Blic.

Ramadani në një prononcim për ‘Gazeta Blic‘, vlerëson se si faktor tjetër i rritjes së rasteve është edhe interesimi i ulët për dozën e tretë apo përforcuese.

“Kjo valë me Omicron do të vazhdojë edhe për disa ditë ndoshta edhe javë sepse nuk është përfshirë numri i madh i qytetarëve me tri doza të vaksinës anti-covid-19. E dyta, sepse shumë pak është numri i të interesuarve për vaksinën e tretë. Po ashtu nuk janë duke i respektuar masat antiCovid, pra maskat, distanca, higjiena etj”, thotë ai.

Tutje ai thotë se rritja kaq e madhe me raste pozitive e rëndon akoma më shumë situatën epidemiologjike.

“Po ashtu shumë fëmijë të moshës 5 deri 11 vjet nuk janë të mbrojtur nga vaksina. Një rritje kaq e madhe me raste pozitive në vend me shifra të larta e rëndon akoma më shumë situatën epidemiologjike dhe mundeson dhe një prognozë të keqe në përqindje në raste me COVID-19 të pa vaksinuar dhe me sëmundje kronike të ndryshme”, thotë ai.

Katër mijë e 623 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani 68 mijë e 526 persona janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID.

Ndërsa, 1 milion e 764 mijë e 421 vaksina janë administruar deri tani.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Kuvendi i Kosovës aktualisht po mban seancë të jashtëzakonshme mbi gjendjen e pandemisë

‘Gazeta Blic’ ju mundëson të shikoni live seancën

68 mijë e 526 persona janë vaksinuar deri tani me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë