Lajme

Shpërthim në Veri të Mitrovicës

05/06/2023 09:04
nga:Gazeta Blic

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë në Veri.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një automjet privat si dhe disa kamera të sigurisë të cilat monitorohen nga Policia, raporton Sinjali.

Gazeta Blic ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por ende nuk kanë dhënë përgjigje.