Një shpërthim e një granate dore është dëgjuar mesnatën e së dielës në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se s’ka lëndime në njerëz dhe ka vetëm dëme të vogla materiale.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani./Gazeta Blic/


