Lajme

Shpërthim i fuqishëm pak para mesnatës, hidhet lëndë plasëse në një mobileri 

06/21/2021 08:24
nga:Q R

Pak para mesnatës, një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se mobilieria ishte në pronësi të Dëfrim Ajazit, banues në Tiranë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:40 dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

174 raste aktive me coronavirus në Kosovë