Lajme

174 raste aktive me coronavirus në Kosovë

06/21/2021 07:30
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 174.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227, nga fillimi i pandemisë 2,251 persona vdekur nga coronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kryeministri Kurti këtë javë udhëton në Paris, takohet me presidentin Macron